Në Prishtinë, shumë shpejt do të instalohen semaforë të rinj dhe do të modernizohen pajisjet e tjera për sigurinë në komunikacion.
Komuna e Prishtinës, e udhëhequr nga kryetari Perparim Rama, ka nënshkruar kontratën për këtë projekt të rëndësishëm, i cili synon të përmirësojë rrjedhshmërinë e trafikut dhe sigurinë e qytetarëve, shkruan IndeksOnline.
Projekti përfshin Zona 1 – Tophanën, Dodonën, Ulpianën, Bregun e Diellit, Ulpianën, Dardaninë dhe Lakërishtën, si dhe Zona 2, Kodra e Trimave.
Vlera e parashikuar e kontratës ishte fillimisht 500,000 euro, ndërsa vlera e përgjithshme që do të shpenzohet është 497,600 euro, me një kohëzgjatje prej 24 muajsh.
Tenderi iu është dhënë grupit të operatorëve ekonomik “Techno Inspect” SH.P.K., Bahri Asllani dhe “I.T.K.” SH.P.K., të cilët do të realizojnë instalimin e semaforëve dhe modernizimin e pajisjeve të tjera për sigurinë rrugore.
Ky investim përbën një hap të rëndësishëm drejt modernizimit të infrastrukturës rrugore në kryeqytet, duke synuar një qarkullim më të sigurt dhe efikas për qytetarët e Prishtinës.

















