Selimi thotë se po numërojnë ditët e mbetura të Qeverisë

25.02.2016 23:49
Rreshtat+- AShkronjat+- Print
Selimi thotë se po numërojnë ditët e mbetura të Qeverisë

Që nga e marta sheshet “Skënderbeu” dhe “Ibrahim Rugova” kanë marr një pamje tjetër. Tani, punëtorët e Fabrikës së Tubave të Ferizajt nuk janë të vetmit që protestojnë. Aty janë vendosur edhe protestuesit e partive opozitare të cilët kërkojnë parandalimin e zgjedhjes së Thaçit president.

Përkrah protestuesve, në këto tenda qëndrojnë edhe liderët e partive opozitare dhe herë-herë vizitohen nga pjesëtarë të shoqërisë civile. Ata thonë se janë të vendosur për të rrëzuar Qeverinë e Kosovës dhe për ta evituar zgjedhjen e presidentit të ri, në mënyrë që vendi të shkojë në zgjedhje të parakohshme, transmeton kosovapress.

Në “Sheshin e kundërshtimeve”, siç po e quajnë opozitarët, njerëzit po shoqërohen me tingujt e këngëve heroike, të tjerët luajnë shah, e disa diskutojnë me njëri-tjetrin për zhvillimet politike dhe shoqërore.

Disa të rinj sonte bënin gati edhe pankartat me mbishkrime për protestën e nesërme, ku do të protestojnë kundër seancës së nesërme të Kuvendit të Kosovës për zgjedhjen e presidentit.

Numri i protestuesve veç sa është rritur, tha Rexhep Selimi, deputet i Lëvizjes Vetëvendosje.

Selimi tha se njerëzit po mblidhen çdo ditë e më shumë për të kundërshtuar Qeverinë dhe marrëveshjet që ajo ka nënshkruar me dy shtetet fqinjë, Serbinë e Malin e Zi.

“Ajo çfarë po shihet këtu… duket një vendosshmëri e qytetarëve, normalisht edhe e opozitës së bashkuar me kursin dhe qëllimin tonë tashmë të ditur. Kështu që, për çdo natë e më shumë njerëzit po mblidhen për të qenë më të gatshëm gjatë ditës së nesërme për ta kundërshtuar Qeverinë me gjithë marrëveshjet e tyre”, tha Selimi.

Qytetarët dhe opozita nuk po i numërojnë ditët që kur janë vendosur në këto tenda, përball Kuvendit të Kosovës, pasi në vend të kësaj po numërojnë ditët e mbetura të Qeverisë.

Ndryshe nga seanca e kaluar ku opozita ishte e përjashtuar, nesër deputetët e opozitës do të marrin pjesë në seancën e Kuvendit me të vetmin qëllim, kundërshtimin Thaçit president.

“Në vend që t’i numërojmë netët e qëndrimit këtu, kemi filluar t’i numërojmë ditët e Qeverisë atje. Kështu që njerëzit po bashkohen në rrugën tonë të drejtë… Opozita do të marr pjesë (në seancë) me format e saj, me kursin e saj, me metodat e saj për ta kundërshtuar një gjë të tillë, jo për ta votuar, kuptohet. Tashmë deputetët e Kuvendit të Kosovës janë ndarë në dysh, në ata që e kundërshtojnë dhe në ata që e duan Thaçin president”, tha Selimi.

Selimi tha se opozita mënyrat e demonstrimit të protestës i ka të ndryshme, por qëllimin e ka të njëjtë.

“Nëse Mustafa nuk vazhdon të reflektojë dhe mazhoranca nuk vazhdon të reflektojë ne do ta vazhdojmë protestën ton ë, qoftë nesër qoftë pasnesër, derisa Qeveria të zhbëhet. Mënyrat e protestës i kemi të ndryshme, kursin e kemi të njëjtë dhe qëllimin e kemi të njëjtë “, tha Selimi.

Në ndërkohë, frika e opinionit kosovar se mund të ndodh një përplasje mes protestuesve kundër Thaçit dhe simpatizantëve të tij nuk ekziston më, pas lutjes që ky i fundit i bëri përkrahësve të PDK-së që të protestojnë në shtëpi për të evituar konfliktet dhe dhunën në rrugë.

Sqarim: Ndalohen fyerjet dhe përdorimi i gjuhës ofenduese. INFOSOT mban të drejtën e publikimit ose jo të një komenti të caktuar. Përmbajtja e komenteve nuk pasqyron, qëndrim editorial të redaksisë së portalit INFOSOT. Ju faleminderit për mirëkuptimin!
© infosot.com


QKUK jep detaje për tragjedinë në Malishevë: 25-vjeçarja arriti pa shenja jete, 26-vjeçari në gjendje shumë të rëndë

QKUK jep detaje për tragjedinë në Malishevë: 25-vjeçarja arriti pa shenja jete, 26-vjeçari në gjendje shumë të rëndë

“Zyrtarët e shtetit shkuan në Serbi pas Banjskës”, Ramadani kërkon veprim nga Kurti: Prita që e largoni menjëherë Rizvanollin

“Zyrtarët e shtetit shkuan në Serbi pas Banjskës”, Ramadani kërkon veprim nga Kurti: Prita që e largoni menjëherë Rizvanollin

Sindikata e Re e KEK-ut proteston të mërkurën në tri divizione në solidarizim me familjet e punëtorëve të vdekur

Sindikata e Re e KEK-ut proteston të mërkurën në tri divizione në solidarizim me familjet e punëtorëve të vdekur

Vrasja dhe plagosja në Malishevë: Sekuestrohet arma e cila dyshohet se u përdor për të kryer aktin

Vrasja dhe plagosja në Malishevë: Sekuestrohet arma e cila dyshohet se u përdor për të kryer aktin

Daut Haradinaj: Trainkos vizitoi Serbinë për riparim vagonësh, e larguan nga puna punëtorin që tregoi – ja dokumenti

Daut Haradinaj: Trainkos vizitoi Serbinë për riparim vagonësh, e larguan nga puna punëtorin që tregoi – ja dokumenti

Maqedonia e Veriut aktivizon “Safe City”, të huajt me targa të huaja mund t’i paguajnë gjobat online

Maqedonia e Veriut aktivizon “Safe City”, të huajt me targa të huaja mund t’i paguajnë gjobat online

Ymeri për KEK-un: Milionat s’janë ndalë asnjëherë, por siguria e punëtorëve ka mbetur pas

Ymeri për KEK-un: Milionat s’janë ndalë asnjëherë, por siguria e punëtorëve ka mbetur pas

“Sot humba një vëlla” – kolegu me fjalë rrëqethëse për ndarjen nga jeta të Altin Kryeziut

“Sot humba një vëlla” – kolegu me fjalë rrëqethëse për ndarjen nga jeta të Altin Kryeziut

Vizita e Vuçiqit në Luginë, Salihu: Shqiptarët po përballen me politikë selektive

Vizita e Vuçiqit në Luginë, Salihu: Shqiptarët po përballen me politikë selektive

Aleanca hedh thëngjill para dyerve të Qeverisë, Ramadani: Nga terri energjetik, Kosova po hyn në terr politik

Aleanca hedh thëngjill para dyerve të Qeverisë, Ramadani: Nga terri energjetik, Kosova po hyn në terr politik

Aksident me të lënduar në rrugën Gjilan–Prishtinë

Aksident me të lënduar në rrugën Gjilan–Prishtinë

Propozimi i Haradinajt për Thaçin president, deputeti i VV-së e quan “të humbur” opozitën

Një delegacion i KQZ’së në vizitë në SHBA, përcjellin organizimin e zgjedhjeve primare në Tampa të Floridës

Një delegacion i KQZ’së në vizitë në SHBA, përcjellin organizimin e zgjedhjeve primare në Tampa të Floridës

Lladrovci kërkon nisjen e numërimit 24-orësh për krijimin e institucioneve

Lladrovci kërkon nisjen e numërimit 24-orësh për krijimin e institucioneve

Vuçiq: Me hapjen e urës mbi Ibër, po na jepet sinjal që s’ka kuptim të dialogojmë

Vuçiq: Me hapjen e urës mbi Ibër, po na jepet sinjal që s’ka kuptim të dialogojmë

“Për shkak të rrethanave të paparashikuara” – dështon takimi mes Kurtit dhe Ulutas

“Për shkak të rrethanave të paparashikuara” – dështon takimi mes Kurtit dhe Ulutas