Klima politike e pas-zgjedhjeve të 11 qershorit, e karakterizuar me përfoljen e deputetëve të partive tjera që mund ta votojnë eventualisht një qeveri të krijuar nga PAN, i ka dhënë mundësinë e një batute Rexhep Selimit
Deputeti i zgjedhur i Kuvendit të Kosovës, Rexhep Selimi, ka ironizuar me koalicionin PAN, në përshkrimin e një fotografie të bërë pas regjistrimit si deputet.
Përmbi fotografinë ku shihet me deputetë dhe aktivistë të Lëvizjes Vetëvendosje, Selimi ka shkruar “Albini e Visari s’kokan k’tu! A mos kan shku te PANi me jau ba numrat?. “, njofton Klan Kosova.
Kështu ai është tallur me klimën e krijuar në vend pas zgjedhjeve të 11 qershorit, për shkak të
paqartësive për koalicionin që do të mund të formojë qeverinë e re.

















