Lajmet

Selimi: S’kam pa qytetar të Kosovës që e ndërron territorin me pasaportë biometrike. As unë nuk dha tokë për nji pasaportë (Video)

16.05.2016 22:11
Rreshtat+- AShkronjat+- Print
Selimi: S’kam pa qytetar të Kosovës që e ndërron territorin me pasaportë biometrike. As unë nuk dha tokë për nji pasaportë (Video)

E Hane, 16 Maj 2016

“Përveç që nuk kanë reflektue, Qeveria e ka mohue se ka krizë, e mohimi i krizës asht krizë në vete. Të vetmit refleksion që e ka ba Qeveria deri tash, ka qenë injorimi i kërkesave të opozitës. Mosreflektimi i saj edhe njiher i jep të drejtë VV’s, shoqnisë civile e tanë atyne qe kanë kundërshtue këtë Qeveri”. Kështu tha i ftuemi në Rrokum Roll, deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Rexhep Selimi.
“Qytetarët nuk duhet me u dorëzue, ky asht nënçmim, përbuzje, injorim i kërkesave dhe situatës”.
Lista serbe s’asht për me mbrojtë sovranitetin e pamvarësisë se Kosovës, ata janë për me ba shtetin e Kosovës, asht pjesë e agjendes së Qeverisë së Serbisë mbrenda Qeverisë së Kosovës, nuk mundesh me prit diçka të mirë nga ata. Koaliconi PDK-LDK-Lista Serbe- janë koalicioni i Rashkes, – dha mendimin e tij Selimi.

Ma tej, Rexhep Selimi vazhdon me fol për demarkacionin dhe ate që po thuhet se asht kusht ratifikimi i saj për liberalizimin e vizave.

“Edhe sikur të ishte kusht demarkacioni, do të ishte nji e padrejtë ndaj qytetarëve të Kosovës se po mbesin të fundit të izoluem në nji geto. Nuk e besoj që BE me vlerat që ka dhe perfaqëson, ka ardh me nji kësi niveli, që në këmbim të lëvizjes së lirë me marrë tokë. Nuk e kam pa asnji dokument dhe nuk besoj që asht kusht, unë besoj se ky asht nji kusht i qeveritarëve tanë karshi politikanëve. Edhe sikur te ishte kusht une s’e kam pa asnji qytetar të Republkës se Kosoves i cili kishte pranue me i ndrrue 10 mijë hektar për nji pasaportë biometrike. Lëvizja e lirë asht e drejtë e jona, sepse na jemi europianë”, tha Selimi rreth liberalizimit të vizave, dhe për demarkacionin si kusht për lëvizje të lirë, tue ba thirrje se duhet me zhba këtë vendim.

Selimi ne vazhdim dha si sqarim se opozita nuk e ka dorëzue mandatin e vet me mospjesëmarrjen e saj ne Kuvend, por qysh tha ai, kjo asht veq vazhdim i kundërshtimit të Qeverisë, dhe marrëveshjeve të damshme.

E, kur u pyet se a mendon që ka me u ratifikue marrëveshja e Demarkacionit me Malin e Zi në Kuvendin e Kosovës, Selimi tha se shpreson që nuk ka me ndodh nji gja e tillë. Ai në vazhdim i bani thirrje deputetëve, perfaqesuesve të popullit të çfarëdo subjekti politik, që nëse e ndiejnë veten kosovarë, mos me falë tokë.
Gjatë bisedës, Selimi tha se, nuk asht dasht me pritë luftë reale të kësaj qeverie kundër korrupsionit, përderisa janë ata që e kanë mbjellë, tue shtue se kërkesat e përfaqësuesve të BE’s për luftimin e korrupsionit kanë qenë shumë të drejta, por qysh tha ai, nuk mundet me u luftue korrupsioni me ata që e kanë ba.
“Sa herë ka dështue Qeveria, e ka ba fajtor opoziten, jo rrallë herë na kanë akuzue edhe për ndaljen e njohjeve për Kosovën. Prandaj, na po e kundërshtojmë këtë Qeveri”.
Kthimi jonë në Parlament asht detyrë e jonja, na e kemi nji mandat, të cilin qytetaret na kanë besue, e na nuk kemi me ia dorëzue mandatin tonë kryetarit Veseli. Qëllimi jonë asht i njajti me ate që e kemi pas qysh kur kemi hy në Kuvendin e Kosovës. Munden me ndrue metodat, por jo edhe qëllimi, tha krejt në fund Selimi.

Sqarim: Ndalohen fyerjet dhe përdorimi i gjuhës ofenduese. INFOSOT mban të drejtën e publikimit ose jo të një komenti të caktuar. Përmbajtja e komenteve nuk pasqyron, qëndrim editorial të redaksisë së portalit INFOSOT. Ju faleminderit për mirëkuptimin!
© infosot.com


Osmani: Kosova nuk lejon përqendrimin e pushtetit në duart e një subjekti apo individi

Osmani: Kosova nuk lejon përqendrimin e pushtetit në duart e një subjekti apo individi

Tromp: Raporti i britanikëve fortë me rëndësi për Thaçin dhe të tjerët para vendimit

Tromp: Raporti i britanikëve fortë me rëndësi për Thaçin dhe të tjerët para vendimit

“Një popull s’i nënshtrohet një njeriu”, Ymeri e LDK’së thotë se populli do t’i përgjigjet Kurtit nëse synon ta zgjasë krizën

“Një popull s’i nënshtrohet një njeriu”, Ymeri e LDK’së thotë se populli do t’i përgjigjet Kurtit nëse synon ta zgjasë krizën

Gazi Amerikan dhe Kosova, a po humbasim një mundësi strategjike?

Gazi Amerikan dhe Kosova, a po humbasim një mundësi strategjike?

Haxhiu në shfaqjen e dokumentarit për Adem Shehin: Shqipëria ishte krah Kosovës në ditët më të vështira

Haxhiu në shfaqjen e dokumentarit për Adem Shehin: Shqipëria ishte krah Kosovës në ditët më të vështira

Zvicra nuk do të ulë numrin e ushtarëve në Kosovë

Zvicra nuk do të ulë numrin e ushtarëve në Kosovë

Mbi 90% e votave të numëruara, këto janë top-dhjetëshet e kandidatëve më të votuar

Mbi 90% e votave të numëruara, këto janë top-dhjetëshet e kandidatëve më të votuar

Kurti: 12 qershori, simbol i lirisë dhe i rrugëtimit historik të Kosovës

Kurti: 12 qershori, simbol i lirisë dhe i rrugëtimit historik të Kosovës

Sami Lushtaku për Sahit Jasharin: Do të kujtojmë gjithmonë

Sami Lushtaku për Sahit Jasharin: Do të kujtojmë gjithmonë

Endriti Thaçi publikon mesazhin e babait nga Haga për vdekjen e Sahit Jasharit

Endriti Thaçi publikon mesazhin e babait nga Haga për vdekjen e Sahit Jasharit

Gjykata Supreme hedh poshtë ankesën e anëtares së KQZ-së lidhur me votimin me dokumente të skaduara

Gjykata Supreme hedh poshtë ankesën e anëtares së KQZ-së lidhur me votimin me dokumente të skaduara

Irani mund të godasë bizneset e Muskut në Lindjen e Mesme

Irani mund të godasë bizneset e Muskut në Lindjen e Mesme

Homazhe në Skenderaj, figura politike dhe qytetarë nderojnë Sahit Jasharin

Homazhe në Skenderaj, figura politike dhe qytetarë nderojnë Sahit Jasharin

Limaj: 12 Qershori është dita që na rikthen në kujtesë sakrificën e madhe të popullit tonë

Limaj: 12 Qershori është dita që na rikthen në kujtesë sakrificën e madhe të popullit tonë

Hoxhaj: Më pranë se kurrë ditës kur çlirimtarët në Hagë do t’i kthehen Kosovës

Hoxhaj: Më pranë se kurrë ditës kur çlirimtarët në Hagë do t’i kthehen Kosovës

Dosja e prokurorisë ndaj 5 të akuzuarve që ngarkohen se vranë pesë civilë shqiptarë gjatë luftës

Dosja e prokurorisë ndaj 5 të akuzuarve që ngarkohen se vranë pesë civilë shqiptarë gjatë luftës