Selimi: Shpresojmë që Thaçit nuk do t’i konfirmohet aktakuza nga Specialja

E publikuar: 22/10/2020 21:23
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Shefi i Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Rexhep Selimi, ka thënë se shpreson që Gjykata Speciale të mos i konfirmojë aktakuzën për presidentin Hashim Thaçi dhe të tjerëve.Ai ka thënë se pavarësisht se Thaçi ishte njëri ndër sponsorizuesit e kësaj gjykate, nuk i dëshirojnë aktakuzë asnjë ish-ushtari të UÇK-së.“Shpresojmë që Gjykata Speciale të mos i konfirmon Thaçit aktakuzën. Edhe pse Thaçi është njëri ndër sponsorizuasit e kësaj gjykate, por ne jemi kundër sepse krime ka bërë Serbia e jo UÇK-ja”, tha ai në Rubikon.Ai ka thënë se personalisht atij i është kërkuar nga Limaj që të marrin pjesë në seancën për shfuqizimin e Gjykatës Speciale, por që ka refuzuar për shkak se kanë besuar se nuk do të mund të ndërrohet Kushtetuta pa 80 vota

Selimi: Shpresojmë që Thaçit nuk do t’i konfirmohet aktakuza nga Specialja

E ENJTE, 22 TETOR 2020 21:00 | KOSOVAPRESS

Shefi i Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Rexhep Selimi, ka thënë se shpreson që Gjykata Speciale të mos i konfirmojë aktakuzën për presidentin Hashim Thaçi dhe të tjerëve.

Ai ka thënë se pavarësisht se Thaçi ishte njëri ndër sponsorizuesit e kësaj gjykate, nuk i dëshirojnë aktakuzë asnjë ish-ushtari të UÇK-së.

“Shpresojmë që Gjykata Speciale të mos i konfirmon Thaçit aktakuzën. Edhe pse Thaçi është njëri ndër sponsorizuasit e kësaj gjykate, por ne jemi kundër sepse krime ka bërë Serbia e jo UÇK-ja”, tha ai në Rubikon.

Ai ka thënë se personalisht atij i është kërkuar nga Limaj që të marrin pjesë në seancën për shfuqizimin e Gjykatës Speciale, por që ka refuzuar për shkak se kanë besuar se nuk do të mund të ndërrohet Kushtetuta pa 80 vota