Selimi pyet Veliun: A e din ku i ka kufijtë Kosova?

E publikuar: 18/09/2020 17:45
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Deputeti nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Rexhep Selimi, në seancën e sotme duke kërkuar angazhim më të madh të Ministrit të punëve të brendshme Agim Veliu për Karaqevën, ka thënë se ky i fundit është i pa aftë dhe i pa përgjegjshëm. Derisa ka shprehur dyshime rreth asaj se Veliu nuk e din ku i ka kufijtë Kosova.

Sipas Selimit “ilaçi” i kësaj papërgjegjësie të Veliut është shkarkimi i Hotit.

“Zotëri Veliu me aq sa pash unë nuk e kuptova shumë mirë, a i dini ku i ka kufijtë Kosova, sepse asnjëherë nuk iu referuat atij kufiri si kufi shtetëror por herë si vij administrative herë si vend i kontestuar si kufi që nuk ekziston etj. Kjo interpelancë është thirrur me një shkas, 7-8 gushti në Karaçevë, por ka pasur arsye të thirret edhe për shkak se kemi një ministër të pa aftë për këtë punë por po del të jetë edhe i pa përgjegjshëm, siç thotë populli as nuk din as nuk vet, dikur u gjet qarja për një nivel të tillë të pa aftësisë u shkarkua tash po del që nuk ka kush e shkarkon, megjithëse edhe kjo punë ka ilaç ta shkarkojmë shefin. Së shpejti edhe ti edhe shefi yt shkarkoheni dhe kjo do të jetë zgjidhje në zgjedhjet e reja që do të vin shumë shpejtë”, ka thënë ai./Q.Rexhaj.