Zëvendësministri i Punëve të Jashtme, Petrit Selimi, ka folur të hënën lidhur me takimin e dy qeverive Kosovë-Shqipëri.
Ai në emisionin e mëngjesit në RTK tha se takimi do të rezultojë me 11 marrëveshje.
“Është një ngjarje e rëndësishme. Do të nënshkruhen 11 marrëveshje të ndryshme protokolli. Vjet ka qenë e para në histori të shqiptarëve. Mbledhja e dytë sot, është mbledhje e cila tregon se çfarë është bërë në 11 muajt e fundit. Do të diskutohen shumë çështje, si a është rrit tregtia, ku mund të rritet ende”, ka thënë zëvendësministri.
Sipas tij, qeveria, më konkretisht koalicioni PDK-LDK, ka bërë mirë që po udhëton me të njëjtin autobus drejt Tiranës.
“Është simbol i mirë, që koalicioni i përbashkët do të jetë në një autobus. Është qëllim i mirë, drejt prej Kosovës në Shqipëri”, ka thënë ai.