Deputeti i VV-së, Rexhep Selimi ka folur për reagimin e Ramiz Lladrovcit, ambasador i Kosovës në Shqipëri, në të cilin thoshte se i ka shpëtuar jetën dhe miqësinë me Adem Jasharin.
Selimi atë e ka cilësuar si ushtarë të Hashim Thaçit dhe ka thënë se ai nuk ka asnjë ditë luftë, transmeton Koha.net.
“Thaçi i nxjerrë ushtarët e vet, ai duhet të ishte në luftë të fliste për të, nuk ka asnjë ditë luftë”, ka thënë Selimi teksa ka shtuar se pret përgjigje nga Thaçi për atë që ka thënë në Kuvend.

















