Lajmet

Selimi i kundërpërgjigjet Sheshelit: Ti mund të hysh në Kosovë vetëm ilegalisht

02.04.2016 21:25
Rreshtat+- AShkronjat+- Print

Pas deklaratës së ushtruesit të detyrës së ministrit të Jashtëm, Petrit Selimi, se organet e rendit do ta arrestojnë Vojisllav Sheshelin, nëse ai futet në Kosovë, ky i fundit i është përgjigjur në mënyrë shumë të çuditshme.

Kreu i radikalëve serbë ka thënë se Selimi dhe të tjerët dëshirojnë ta arrestojnë atë për t’ia marrë organet.

“Shtrohet pyetja se me çfarë baze ligjore do të më arrestonin? Nuk kanë asnjë arsye! Unë në fakt e di se çfarë ata dëshirojnë… të më arrestojnë dhe më pas të m’i marrin organet për shitje. Ata e dinë se do të përfitonin shumë, pasi që mëlçinë e kam në gjendje të mirë, është shumë e shëndoshë, gjithashtu edhe zemrën e kam mirë me të gjithë defibilatorët në të cilën Kombet e Bashkuara kanë investuar 40 mijë euro. Gjithashtu i kam të dyja veshkat dhe një organ që është në gjendje të mirë”, ka thënë Sheshel.

Ai ka paralajmëruar se Partia Radikale Serbe (SRS) do të mbajë tubim në Kosovë.

“SRS do të mbajë takimin e paracaktuar në Kosovë dhe unë do të shkoj, por nuk e di nëse do të jem pjesë e tubimeve, pasi që kam disa tubime në vende të tjera”, ka thënë Sheshel.

Ndërkaq, ushtruesi i detyrës së ministrit të Punëve të Jashtme të Kosovës, Petrit Selimi, i kontaktuar nga “Zëri”, ka thënë se nuk i lënë përshtypje deklaratat e Sheshelit pasi që sipas Selimit, Kosova është Republikë e pavarur dhe zonë e ndaluar për kriminelë si Shesheli.

“Shesheli ka qenë i arrestuar më 2003 nga Tribunali i Hagës dhe ndoshta nuk është i informuar se Kosova është Republikë e pavarur dhe zonë e ndaluar për kriminelin Sheshel. Marrëveshja e normalizimit e Brukselit si dhe marrëveshjet teknike të lidhura në Bruksel rreth vizitave të politikanëve nga Kosova në Serbi dhe anasjelltas, ka autorizuar Ministrinë e Jashtme për dhënie të lejeve të hyrjeve në territor të Republikës së Kosovës, për zyrtarë dhe politikanë serbë, si dhe persona publikë që janë objekt i shqyrtimeve të organeve të sigurisë”, ka thënë Selimi.

Ndër të tjera Selimi ka thënë se dispozitat e ligjit për të huaj parashohin mundësinë t’u ndalohet personave hyrja në Kosovë.

“MPJ e ka dërguar vendimin në Policinë e Kosovës që kriminelit Sheshel nuk i lejohet hyrja në Kosovë. Pra, nëse hyn në Kosovë ai do të kalojë kufirin ilegalisht dhe kjo besoj është bazë e mjaftueshme për arrest. Nëse ka edhe ndonjë rast të hapur për krime të luftës në Prokurorinë e Kosovës për të, këtë çështje duhet ta pyetni Prokurorinë e Kosovës”, tha Selimi.

Ndërkaq, paralajmërimi i Sheshelit për të mbajtur tubim në Kosovë, Selimi ka thënë se kjo i takon Policisë së Kosovës dhe Ministrisë së Brendshme të bëjnë analizën e rrezikshmërisë së ngjarjeve dhe tubimeve dhe eventualisht të marrin masa.

Sqarim: Ndalohen fyerjet dhe përdorimi i gjuhës ofenduese. INFOSOT mban të drejtën e publikimit ose jo të një komenti të caktuar. Përmbajtja e komenteve nuk pasqyron, qëndrim editorial të redaksisë së portalit INFOSOT. Ju faleminderit për mirëkuptimin!
© infosot.com


Maqedonia e Veriut aktivizon “Safe City”, të huajt me targa të huaja mund t’i paguajnë gjobat online

Maqedonia e Veriut aktivizon “Safe City”, të huajt me targa të huaja mund t’i paguajnë gjobat online

Ymeri për KEK-un: Milionat s’janë ndalë asnjëherë, por siguria e punëtorëve ka mbetur pas

Ymeri për KEK-un: Milionat s’janë ndalë asnjëherë, por siguria e punëtorëve ka mbetur pas

“Sot humba një vëlla” – kolegu me fjalë rrëqethëse për ndarjen nga jeta të Altin Kryeziut

“Sot humba një vëlla” – kolegu me fjalë rrëqethëse për ndarjen nga jeta të Altin Kryeziut

Vizita e Vuçiqit në Luginë, Salihu: Shqiptarët po përballen me politikë selektive

Vizita e Vuçiqit në Luginë, Salihu: Shqiptarët po përballen me politikë selektive

Aleanca hedh thëngjill para dyerve të Qeverisë, Ramadani: Nga terri energjetik, Kosova po hyn në terr politik

Aleanca hedh thëngjill para dyerve të Qeverisë, Ramadani: Nga terri energjetik, Kosova po hyn në terr politik

Aksident me të lënduar në rrugën Gjilan–Prishtinë

Aksident me të lënduar në rrugën Gjilan–Prishtinë

Propozimi i Haradinajt për Thaçin president, deputeti i VV-së e quan “të humbur” opozitën

Një delegacion i KQZ’së në vizitë në SHBA, përcjellin organizimin e zgjedhjeve primare në Tampa të Floridës

Një delegacion i KQZ’së në vizitë në SHBA, përcjellin organizimin e zgjedhjeve primare në Tampa të Floridës

Lladrovci kërkon nisjen e numërimit 24-orësh për krijimin e institucioneve

Lladrovci kërkon nisjen e numërimit 24-orësh për krijimin e institucioneve

Vuçiq: Me hapjen e urës mbi Ibër, po na jepet sinjal që s’ka kuptim të dialogojmë

Vuçiq: Me hapjen e urës mbi Ibër, po na jepet sinjal që s’ka kuptim të dialogojmë

“Për shkak të rrethanave të paparashikuara” – dështon takimi mes Kurtit dhe Ulutas

“Për shkak të rrethanave të paparashikuara” – dështon takimi mes Kurtit dhe Ulutas

Tahiri: Pas 16 shtatorit, Thaçi duhet të rikthehet në zyrën e Presidentit

Tahiri: Pas 16 shtatorit, Thaçi duhet të rikthehet në zyrën e Presidentit

UÇK-ja në kujtesën shtetërore: një sprovë identiteti që nuk duhet ta shmangim

UÇK-ja në kujtesën shtetërore: një sprovë identiteti që nuk duhet ta shmangim

OVL e UÇK-së mbështet idenë e Haradinajt që Thaçi të zgjidhet president me t’u kthyer në Kosovë

OVL e UÇK-së mbështet idenë e Haradinajt që Thaçi të zgjidhet president me t’u kthyer në Kosovë

Haxhiu vizitoi Fshatin Mesdhetar në Taranto, ku po qëndrojnë sportistët tanë gjatë Lojërave Mesdhetare

Haxhiu vizitoi Fshatin Mesdhetar në Taranto, ku po qëndrojnë sportistët tanë gjatë Lojërave Mesdhetare

Çmimet rëndojnë familjet në Shqipëri, mishi e bulmeti kushtojnë 35% më shumë, transporti shtrenjtohet deri 60%

Çmimet rëndojnë familjet në Shqipëri, mishi e bulmeti kushtojnë 35% më shumë, transporti shtrenjtohet deri 60%