Selimi: Kriminelët fashistë të VV-së më gjuajtën me vezë

E publikuar: 14/10/2015 13:37
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Zëvendësministri i Jashtëm, Petrit Selimi, paraditen e sotme u gjuajt me vezë nga aktivistë të Lëvizjes Vetëvendosje.

Për këtë rast, ai ka reaguar, duke i quajtur aktivistët e Vetëvendosjes “kriminelë fashistë”.

“Sapo u gjuajta me ve nga kriminelët fashistë të VV-së. Përgjigja ime: Do të udhëtoj nesër në Azi për të kërkuar më shumë vota për anëtarësimin në UNESCO”, ka shkruar ai.