Selimi: Kjo qeveri nuk ka jetë të gjatë, vitin tjetër ka zgjedhje

E publikuar: 14/10/2015 14:24
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje (LVV),Rexhep Selimi, në emisionin “Info- Box” të TV Dukagjini, ka theksuar se Qeveria e drejtuar nga Isa Mustafa nuk ka jetëgjatësi dhe se viti i ardhshëm, sipas tij, do të jetë vit zgjedhor.
Ai ka folur edhe për arrestimin e deputetit të LVV-së, Albin Kurti të cilin e ka quajtur kidnapim.

“Ndoshta pushteti ka shpresa për ta përçarë opozitën, por unë prej tash po iu them se tentimi për ta ndarë opozitën është i pashpresë. Ka përpjekje të tyre qyqare që kërkojnë një gjë të tillë. Se a është opozita e bashkuar apo e përçarë, është parë në mbrëmjen kur u arrestua Albin Kurti. Deputetë nga të gjitha partitë opozitare ishin në një vend dhe më kërkesë të njëjtë”, ka theksuar Selim