Selimi i reagon Daçiqit: Kosova po anëtarësohet

E publikuar: 12/08/2015 12:22
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Zëvendësministri i Jashtëm i Kosovës Petrit Selimi, ka hedhur poshtë deklaratat e ministrit të Jashtëm të Serbisë, Ivica Daçiq, sipas të cilave, Organizata e Kombeve të Bashkuar, ka refuzuar aplikimin e Kosovës për anëtarësim në UNESCO.

Selimi ka thënë për Radion Evropa e Lirë se deklaratat e tilla janë plotësisht të pasakta.

Sipas tij, pritjet janë që në muajin tetor komiteti ekzekutiv i UNESCO-s të jap rekomandimin pozitiv për anëtarësimi e Kosovës në UNESCO.

Selimi ka theksuar se këtë gjë e dinë mirë Serbia dhe po mundohet të bëjë propaganda dhe ta mjegullojë situatën.

“Kosovës nuk ju ka refuzuar kërkesa nga OKB-ja, sepse Kosova nuk ka bërë kërkesa në OKB. OKB-ja ka refuzuar të jetë ndërmjetësuese në komunikim midis Parisit dhe Prishtinës gjë që tash ka hapur dyer të reja për komunikim direkt midis Kosovës dhe UNESCO-s. Nuk ka asnjë fije dyshimi se kërkesa e Kosovës do të shqyrtohet në komitetin ekzekutiv në tetor”, ka thënë Selimi.

Reagimi i zyrtarit të Qeverisë së Kosovës ka pasuar deklaratat e ministrit të jashtëm të Serbisë, Ivica Daçiq për mediat serbe se Kombet e Bashkuara tashmë kanë refuzuar aplikimin e Kosovës për t’iu bashkuar UNESCO-s.