Ministri i Drejtësisë, Selim Selimi dhe ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Meliza Haradinaj-Stublla janë takuar me Bruce Swartz nga Departamenti i Drejtësisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës.Selimi nëpërmjet një postimi në profilin e tij ‘facebook’ ka shkruar se Swartz e ka informuar për ecurinë e reformave në sistemin e drejtësisë.Po ashtu me Swartz thuhet të jetë diskutuar për mundësinë e zgjerimit të bashkëpunimit për ngritjen e kapaciteteve të gjyqësorit dhe prokurorisë në Kosovë, të cilat mund të implementohen duke sjellë përvojën direket të gjyqtarëve dhe prokurorëve amerikanë tek ata kosovarë.“Për fuqizimin e sistemit të drejtësisë mbetet e pazëvendësueshme përkrahja e miqve amerikan. Në Washington, me ministren Haradinaj-Stublla patëm një̈ bashkëbisedim të frytshëm me Bruce Sëartz nga Departamenti i Drejtësisë̈ së Shteteve të Bashkuara të Amerikës, të cilin e falënderova për tërë vullnetin dhe investimin amerikan për konsolidimin e drejtësisë në Kosovë, që ka rezultuar të jetë shumë i suksesshëm. Në rrjedhë të takimit, e informova z. Swartz për ecurinë e reformave në sistemin e drejtësisë̈ dhe diskutuam për mundësinë̈ e zgjerimit të bashkëpunimit për ngritjen e kapaciteteve të gjyqësorit dhe prokurorisë̈ në Kosovë, që mund të implementohet duke sjelle përvojën direkte të gjyqtarëve dhe prokurorëve amerikanë tek ata kosovarë. Kosova është e bekuar që ka përkrah ShBA-në dhe miqësinë me të do ta kultivojë si vlerën më të çmuar të saj”, ka shkruar Selimi.
Selimi e Haradinaj-Stublla takohen me Swartz nga Departamenti i Drejtësisë së ShBA-së
NGA KATEGORIA