Selimi: Doreheqja e Qeverise ma nuk asht pergjegjesi morale e as politike, por tashma asht detyrim ligjor

E publikuar: 18/01/2016 21:21
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

I ftuem ne emisionin Rrokum Roll, Rexhep Selimi foli per Qeverine, protestat e 9 Kallnorit, flamurin, ambasadoren franceze dhe Baki Kelanin.

“Na jemi ne vendin tone, qysh me i pengue dikujt flamuri yne ne vendin tone. Ne vazhdimesi kjo grue po vazhdon me na pase ‘target’. Kjo nuk asht puna e saj”, tha nder tjera Selimi, lidhun me deklaraten e ambasadores franceze.

“I ka pengue flamuri shqiptar te xhaketat tona, te rrethi, te Komuna. Me duket qe e ka tepru”, shtoi ai.

“Permbysje e rendit kushtetues ne tentative”, e vleresoi Selimi vendimin e Kushtetueses. “Keta te njajtit nuk e kane pranue edhe kur i kemi thane se keto pika nuk jane ne perputhje me Kushtetuten”, thaj Selimi, kur moderatori Jupolli ja kujtoi se pozita nuk e pranon qe e ka shkele Kushtetuten.

Simbas tij, Qeveria duhet me zgjedhe mes ‘Zajednices’ dhe Kushtetutes, por qysh tha ai “per fat te keq Qeveria ka zgjedhe me respektue marreveshjen e Serbise”.

“Jane dy njerez qe kane dy qellime personale dhe qe ma nuk jane te mshefta. Ministri i Jashtem don me u ba President, i cili ka nevoje per Kryeministrin i cili asht kryetar i partise ne koalicion, i cili gjithashtu ka nevoje per votat e tij, pra kane nevoje per njani-tjetrin. Po nese dojne keta me nderue njani-tjetrin, le ta nderojne pa e damtue vendin”, vleresoi Selimi.

“Keta po dojne me i mbajte raportet me Beogradin, e ne keto raporte ka shume gjana tjera po na i dijme veç keto dy marreveshje”, tha ai.

Simbas tij, Qeveria e din qe nuk ka shans me i implementue keto marreveshje, por vec po dojne me ble kohe per me kape postin e Presidentit dhe me vazhdue mandatin e Qeverisë.

Ne vazhdim te bisedes, Selimi tue fole per Qeverine, tha se ata po i thone gjanat ashtu qysh kane deshire me i pa.

“Po thone se kemi qene pak ne proteste, sepse ashtu kane pase deshire, po thone se dojme me marre pushtetin me dhune se ashtu po dojne ata, po e krahasojne me ISIS se kane dashte me pa flamurin e ISIS ne ate proteste”, nenvizoi Selimi.

“Fotografia kyresore asht masoviteti”, tha Selimi per protesten e 9 Kallnorit.

“Qysh me komentue une, çka te them…kur nji minister i Jashtem e krahason popullaten e vendit me ISIS ne harmoni te plote me deklaraten e Dacic’it”, tha Selimi per deklaraten e mahershme te Thaçit.

Tue thane se asht shume i sigurte dhe se ka informata, Selimi tha se Baki Kelani ka qene i ‘porositun’ prej qarqeve politike me thane se ne proteste kane qene 5 mije, e jo 8 mije njerez.

“E faleminderit prej tij qe na ka shtue edhe 3 mije”, ironizoi Selimi, tue shtue se ai nuk asht zadhanes i policise, po i Qeverise.

“Na veç po vazhdojme kundershtimin tone, na si opozite e bashkueme dhe me qytetarine aktive.  E vetmja gja qe mundet me ndryshue asht intesiteti jone, prandaj asht mire qe kjo Qeveri me shkue sa ma heret”.

“Po duket se ka me pase proteste mbasi Qeveria po rreziston”, tha Selimi ne fund, tue mos tregue date te sakte te protestes se radhes.