Zëvendësministri i Jashtëm, Petrit Selimi, ka treguar se në momentin kur u sulmua me ve nga aktivistët e LVV’së, ai ka dëgjuar edhe thirrje kërcënuese nga sulmuesit.
“Ti meriton plumb në ballë e jo vo”, thotë ti kenë thënë disa aktivistë të VV’së derisa e gjuanin me vo në oborrin e Qeverisë së Kosovës, të mërkurën në mesdite.
Selimi, përcjell Gazeta Express, duke folur për “Info Magazine” në Klan Kosova i ka quajtur “qyqana” personat të cilët e kanë gjuajtur sot me vezë dhe sipas tij VV’ja po kërkon dhe nxit luftë vëllavrasëse.
“Ata kanë qejf qe na me ja u kthye. E atje dikush me vdekë”, deklaroi ndër tjera Selimi.