Selim Selimi pyet qeverinë: Nëse shteti nuk mbahet me falje të gjobave, a mbahet shteti me gjoba

E publikuar: 05/06/2021 16:52
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Ish-ministri i Drejtësisë, Selim Selimi ka reaguar lidhur me deklaratat e Qeverisë e cila dje në seancën e Kuvendit nuk e përkrahi rezolutën e AAK-së për faljen e gjobave ndaj bizneseve gjatë pandemisë.
Përmes një reagimi në Twitter, Selimi ka pyetur qeverinë nësë shteti mbahet me gjoba.

“Nëse shteti nuk mbahet me falje të gjobave, a mbahet shteti me gjoba?”, ka pyetur Selimi.
“Ekspertët majtistë të LVV-së le t’na tregojnë efektin e gjobave në GDP.

A na duhen politika të përkrahjes së bizneseve të vogla e të mesme, apo na duhet një Fond Sovran që do t’i përkrah lejthiat e dajve dhe nipave?”, ka shtuar Selimi.