“Selfiet” janë më të dëmshme së “bullingu” për fëmijët

E publikuar: 27/01/2018 23:02
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Selfiet janë ka ja bëjnë jetë mizerja nxënësve të shkollave të mesme më shumë se bullingu, pasi që ata po përballen me presionin që të jenë me të dobët dhe më bukur kur dalin në rrjete sociale.

Një studim ka theksuar se në mesin e tinejxherëve ka një presion të ri që vije nga fotografitë që ata dhe shokët e tyre postojnë online.

Derisa ata shihen duke bërë selfie si të famshëm dhe i editojnë fotot, të shohësh shokët online bën që njerëzit “të vënë në pikëpyetje dukjen e trupit të tyre dhe shfaqjen”.

Studiuesit e Universitetit të Birminghamit kanë analizuar 1300 përgjigje nga tinejxherët e moshës 13 dhe 18 vjet në shkollat britanike për të determinuar pozat e tyre në faqe të rrjeteve sociale si; Facebook, Tëwtter dhe Instagram.

Ata kanë zbuluar një modë të re që është të jemi “super të dobët” – me një bel të vogël por vithe të mëdha, që janë edhe format e të famshmeve si Kim Kardashian dhe Jennifer Lopez.

Trendi për të bërë selfie, i cili fokusohet në tipa të trupave të këtillë, po bën që të rinjtë të zhvillojnë “shprehi negative” kur ata bëjnë edhe krahasime të dukjes e tyre me moshën e të tjerëve.

Studimi, i cili është publikuar në revistën “Sport, Education and Society”, thekson: “Të rinjtë mund të bien në presion për të vepruar kështu në mënyrë që mos të bëhen pre e talljes se shokëve të tyre”.

“Një problem që ne e kemi parë në këtë raport ishin selfiet, të cilat, edhe pse vinin nga të rinjtë tjerë, shihej një presion që ata të duken sikurse yjet botërorë”, tha dr. Victoria Goodyear, autore e studimit.

“Njerëzit dëshirojnë të duket si të famshmit dhe nga ta influencohen më se shumti të rinjtë, sidomos vajzat, por ato harrojnë se shumica e këtyre VIP’ve e kanë atë trup si rezultat i ushtrimeve në palestër por edhe operacioneve plastike”.

“Ata editojnë fotografitë e pjesëve të trupit që janë në zhvillim dhe dëshirojnë që të paraqiten më mirë por këtu harrojnë se janë duke e dëmtuar trupin e tyre”, thotë ajo, transmeton GazetaExpress.

Hulumtimi thotë se ka bërë anketa në 10 shkolla britanike, ku shihet se britanikët janë bërë të varur nga nga rrjetet sociale por edhe informacionet për imazhin e tyre trupor.

Tinejxheret madje janë parë duke pozuar topless, djemtë duke treguar muskujt, kurse flasin vazhdimisht për dieta që i bëjnë ata të duken më të dobët dhe me në forma trupore.

“Kjo shkakton më shumë dëmtime pasi që ka presion të shokëve të klasës dhe është më i rrezikshëm se bullingu në internet”, konkludon ky studim. /GazetaExpress/