Selena Gomez të martën (12 mars) njoftoi se albumi i saj i ri vjen shumë shpejtë.
Pas këngës së re me J Balvin ajo tregon se do vijë edhe me album të ri dhe që po punon mjaft shumë për të, shkruan lajmi.net.
“Unë jam duke u përpjekur të jem vërtet, me të vërtetë e zellshme dhe i durueshme me gjithçka … albumi po vjen shumë shpejt”, shkruan Gomez.
Selena dha lajmin menjëherë pas premierës së muzikës “I Can’t get enough”, bashkëpunimin e saj të ri me Benny Blanco, J Balvin dhe Tainy.
Vlen të ceket se, Selena nuk ka bërë muzikë prej kohësh pasi ka kaluar në një sërë problemesh shëndetësore.