E veshur me kostum të bardhë, poza provokuese dhe e futur pishinë. Kështu shfaqet këngëtarja Selena Gomez në fotosesionin më të fundit fotografik.
Në imazhet e postuara në Instagram nga vetë 22 – vjeçarja shfaqet një Selena ndryshe nga ç’jemi mësuar ta shohim, provokuese e sensuale.
Siç shkruan dhe DailyMail, meritë për këto foto ka edhe fotografi i famshëm, Jake Bailey, i cili ka punuar me artiste të tjera të famshme si Katy Perry, Kristen Stewart.