Për 320 ish-pjesëtarë të “Mbrojtjes Civile” ka përfunduar procesi i selektimit. Në bazë të marrëveshjes së 26 marsit të vitit 2015, Kosova e Serbia ishin marrë vesh për shpërbërjen e këtij formacioni ilegal.
Besnik Osmani, sekretar i Përgjithshëm i Ministrisë së Administrimit të Pushtetit Lokal që është edhe pjesë e panelit intervistues ka thënë për Tribuna Channel përmes postës elektronike se rekrutimi është duke u bërë në kuadër të ministrive dhe Agjensioneve ekzekutive të Qeverisë së Kosovës.
“105 zyrtarë tashmë kanë filluar punën dhe angazhimet e tyre në kuadër të institucioneve të Republikës se Kosovës. Pjesa tjetër është në fazën e aranzhimeve administrative dhe teknike për fillimin e implementimit të kontratave te tyre të punës”, ka thënë Osmani./Tribuna Channel/