Petrit Gashi
Protesta e organizuar dje në Shkup e cila mori përmasa gjithëpopullore dhe gjithënacionale pas 33 bombave të njepasnjeshmë të liderit opozitar Zoran Zajev, dhe konfliktit të armatosur në Kumanovë të inskenuar nga qeveria minidiktatoriale e Gruevskit dhe partnereve të tij, ishtë nje mesazh i qartë se ekzistenca e Maqedonisë ka kaluar kufinjet e partive politike dhe të liderve të tyre dhe tani ajo është në dorën e popullit. Mirpo nje gjë e till nuk do ishte fortë e gëzueshmë për popullsinë shqiptare që jeton atje, pasi ende mbetët e paqartë qëndrimi i Zajevit për rastin “Monstra” dhe të tjera raste ku të pafajshmit shqiptar përveç imazhit të tyre humbën edhe lirinë.
Krejt çka pamë dje ishte vetdija popullorte maqedonase se s’mund të ekzistonin pa shqiptarët, madje vetem të mëndosh se një maqedon do ta valvistë flamurin kombëtar shqiptar midis Shkupit do ishte e paimagjinushme vetem muaj me parë. Por selami që i derguan populli qeverisë së mboshtur tashmë Gruevski, është se diktatura në Maqedoni ka përfunduar dhe nuk do të këtë kthim mbrapa në kerkesat gjithëpopullore për nje vend stabilë të integruar në BE dhe NATO. Mirpo brengos fakti se a janë të sigurtë shqiptaret të udhehequr nga Zoran Zajev atje, dhe a do jenë në rrugën e drejtë të realizimit të drejtave të tyre në Maqedoni të nepërkëmbur tash e sa vjet?
Mëndoj se popullsia shqiptare qe jeton ne Maqedoni duhet ta gjëje Liderin e tyre shqiptar të munguar tash e sa kohë që të i udhëheçë në rrugën e tyre drejtë realizimit të kërkesave për nje Maqedoni të barabartë ku mbizotron historia dhe kultura shqiptare dhe identiteti proevropian Ilir. Ndonse nuk kishte pritur askush të paktën që lideret opozitar shqiptar të ishin njerët nga organizatoret e protestës, siç duket deficiti për udhëheqës shqiptar në Maqedoni është shumë i madh dhe lenë shumë për të deshiruar, prandaj edhe kërkimi për nje udheheqës kredibil i cili është në përputhje më kërkesat shqiptare në Maqedoni do ishte më e mire se zgjedhja e rrugës për t’i shkuar mbrapa Zoran Zajevit nje përsonalitet që ende nuk ka qëndrim të qartë për shqiptarët.
Sidoqoftë protesta e 17 majit në Shkup mobilizojë shtetët e BE-së për të harmonizuar qëndrimet evropiane ndaj Maqedonisë dhe për të goditur edhe qëndresen e fundit e qeverisë Gruevski në frontin e qeverisë Maqedone, madje nje qëndrim i till i shtetëve anëtare mund edhe të kërkoj përgjegjësi për inskenimin e situatës për destabilizim të vendit dhe rajonit në përgjithësi pasi edhe emri i Kosovës dhe Shqipërise ishte lakuar shumë shpesh në këto zhvillime.
Protesta e Shkupit i dha nje mesazh të qartë Brukselit se nese dojnë nje Maqedoni stabilë nuk duhët mbyllur sytë ndaj të keqës që po nodhë atje, dhe valvitja e lirë e të gjithe flamujve të komuniteteve është e ardhmja e vendit, në të kundërten zhvillimet atje mund të përhapen në rajone dhe të shkaktojnë kaos të paparë në ktë rajon të trazuar të Evropës.(Autori është Studiues i çështjeve evropiane dhe politikave të BE-së)