Selakoviqit i vjen inat që Gërvalla i tha Millosheviqit “Kasap i Ballkanit”, akuzon Thaçin e Veselin

E publikuar: 21/04/2022 00:21
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Përfaqësuesi i Serbisë në Këshillin e Sigurimit ku po mbahet seanca për Kosovën, Nikola Selakoviq, reagoi me inat duke thënë se kasapët e vërtet të Ballkanit janë ish-presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi dhe ish-kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli.

Këtë reagim e bëri pasi përfaqësuesja e Kosovës në Këshillin e Sigurimit, Donika Gërvalla tha se Millosheviqi është ‘Kasap i Ballkanit’.

“Kasapët e vërtet të Ballkanit janë ish presidenti i Kosovës, Hashim Thaci dhe ish kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli qe në këto momente janë ë në Hagë për krime të UÇK për veprimet e tyre të paprecedent. Akuzat për Serbinë se është dorë e zgjatur e dikujt është mungesë për të respektit për OKB-në dhe këtë organ. Serbia është shtyllë e paqes dhe stabilitetit në rajon”, tha ai.

Tutje ai tha se dallimi mes kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti dhe presidentit serb, Aleksandër Vuçiq nuk ka qenë kurrë më i madh, pasi sipas tij, Vuçiq po ndërton ura bashkëpunimi në rajon, ndërsa Kurti po e shkatërron stabilitetin e paqes në rajon.

“Tani kur bëhet fjalë për marrëdhënies sa i përket stabilitetit dhe bashkëpunimit rajonal, kontrasti midis Vuçiqit dhe Albin Kurtit nuk ka qenë kurrë më i madh dhe më I qartë se kaq. Presidenti ndërton për cdo ditë ura bashkëpunimi në rajon si Ballkani I Hapur njëkohësisht Albin Kurti po shkatërron kryesisht gjatë natës duke dërguar njësi të armatosura policore duke rrënuar procesin e dialogut”, tha ai, sipas përkthimit të transmetuesit publik. /Express/