Selakoviq në Këshill të Sigurimit: Thaçi, Veseli janë në Hagë për t’u dënuar

E publikuar: 18/10/2022 23:49
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo
ks-okb-Selakoviq

Në seancën e Këshillit të Sigurimit të OKB’së, ku po diskutohet raporti i UNMIK, shefi i diplomacisë serbe Nikola Selakoviq ka folur edhe për krerët e UÇK-së që po mbahen në Hagë.

Në kontekst të bisedës dhe duke iu përgjigjur akuzave ndaj Serbisë për krime të luftës, ai në një moment ka pyetur se ku janë ish-udhëheqësit e UÇK-së, Hashim Thaçi e Kadri Veseli.

Ai, ka thënë se ata janë në Hagë për t’u dënuar.

“Kur flisni për krimet, mos harroni të tregoni, ku është Hashim Thaçi, ku është Kadri Veseli? Cfarë po bëjnë ata në Hagë, s’po luajnë letra. Janë atje për t’u dënuar për krimet e tmerrshme që kanë kryer ndaj serbëve dhe jo shqiptarëve në Kosovë”, ka thënë ai.

Selakoviq, gjithashtu, ka akuzuar Kosovën për përgatitje për spastrim etnik të serbëve të Kosovës, duke thënë se forcat e shtuara policore dhe stacionet e ndërtuara në veri, do t’i shërbejnë këtij qëllimi. /GazetaExpress