Sekuestrohen pasuritë e vëllezërve Habilaj: 3 biznese, 5 makina dhe një gomone (Video)

E publikuar: 21/10/2017 09:54
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Kreu i Policisë së Vlorës njoftoi sot se ka vijuar  operacioni për identifikimin dhe sekuestrimin e aseteve dhe pasurive që rrjedhin veprimtaria kriminale e vëllezërve Habilaj për veprën penale “Pastrimi i produkteve të veprës penale”, për 3 aktivitete biznesi, 5 automjete dhe një mjet lundrues.

Po në këtë kuadër, – tha Gentian Shehaj, –  po bashkëpunohet me Drejtorinë e Përgjthshme të Parandalimit të Pastrimit të Parave për evidentimin dhe bllokimin e llogarive bankare të këtij grupi kriminal.