Prokuroria Themelore në Prizren, në bashkëpunim me Doganat e Kosovës, në bazë të urdhëresës verbale nga gjykata për urdhër kontroll, ka kryer kontrollin në një lokacion në rrugën “Kuksi” në Prizren, në të cilën ka sekuestruar 822 kilogramë duhan refuz, 102,000.00 (një qind e dymijë) cigare të llojeve të ndryshme pa banderola dhe një makinë për grirjen e duhanit.
Në njoftim bëhet e ditur se në bazë të vlerësimit nga sektori i Vlerës së Doganave, shmangia nga akciza dhe TVSH arrin vlerën prej 54,867.76 euro.
Prokuroria Themelore në Prizren, në bashkëpunim me Doganat e Kosovës është në kërkim të të dyshuarit, i cili rezulton të jetë shtetas i huaj.