Ellie Taylor-Davis – Një britanike, që zbuloi një kancer në vezoret e saj, thotë se gjithçka erdhi falë seksit.
Ellie Taylor-Davis, 28 vjeç, e ndjeu për herë të parë masën tumoriale teksa po bënte seks me të dashurin e saj.
Pastaj e vuri re ndjesinë e pazakontë teksa ishte në tualet.
Por masa tumoriale u zbulua vetëm kur ajo shkoi tek gjinekologu për të vendosur një mbrojtëse kontraceptive.
Skanimi me ultratinguj zbuloi se ajo kishte një kancer 16 centimetra në vezore.
Kanceri po i shtypte organet e brendshme.
Për fat mjekët ia hoqën këtë masë tumoriale dhe ajo tani po e merr veten.
“Seksi më spëtoi jetën dhe jam me fat që jam këtu. Ndjeja dicka që po lëvizte brenda meje dhe ishte e çuditshme. Seksi ishte kaq i pazakontë”.
“Kur mjekët më thanë për kancerin, u tmerova. Nuk i telefonoja dot mamasë apo të dashurit. Për pesë orë mbeta krejt e shokuar. Në moshën time nuk e mendoja kurrë se mund të ndodhte kjo gjë. U shokova sa i madh ishte. Unë jam e vogël, por kanceri ishte 16 centimetër dhe kishte një formë ‘aliene’”.
Pasi ka shpëtuar nga kjo histori e tmerrshme, ajo kërkon të ndërgjegjësojë të gjithë gratë e vajzat që të kontrollohen kur kanë të tilla ndjesi.