Seksi që në mëngjes, “mrekulli” për vijimin e ditës

E publikuar: 28/03/2016 09:27
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Doktoresha Debby Herbenick, studiuese amerikane dhe autore e librit “Becouse it feels good”, thotë se njerëit që kanë raporte seksuale në mëngjes “janë njerëz më me shëndet dhe më të lumtur”.

Nëse seksi në përgjithësi mbart shumë përfitime, ai që bëhet në mëngjes jep shumë më tepër.

Praktikisht ka një shtysë energjie që s’gjen rivalë dhe kontribuon për të na bërë të ndihemi të gjallëruar gjatë të gjithë ditës.

Sipas doktoreshës Debby Herbenick, studiuese amerikane dhe autore e librit “Becouse it feels good”, ata që janë raporte seksuale në mëngjes “janë njerëz më me shëndet të mirë dhe më të lumtur”.

“Seksi i mëngjesit – shpjegon ajo – përforcon sistemin imunitar dhe ngre nivelet e IgA, një antitrup që na mbron kudnër infeksioneve.

Për më tepë lëshon substanca kimike, që shton nivelin e estrogjeneve, që përmirësojnë tonin dhe cilësinë e flokëve, apo thonjve”.

E për më tepër, ky “tip” seksi bën mrekulli edhe për humorin e njeriut, duke qetësuar nervat dhe duke vënë në qarkullim oksitoksinën, hormonin e lumturisë.

Nëse megjithatë koha s’ju lejon të kaloni çdo mëngjes nën shenjën e dashurisë, mos u shqetësoni.

Përfitimet dhe të mirat e seksit vazhdojnë të ndihen edhe pas 7 ditësh.

Pra mund të konsiderohet një elisir jetgjatësie, që i jep efektet pak nga pak. Por që duhet të “konsumohet” kryesisht në mëngjes.