Seksi nuk ju bën të lumtur, kërkoni cilësi jo sasi

E publikuar: 13/05/2015 22:43
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Ju ndoshta mendoni se sa më shumë seks të bëni, aq më të lumtur do të jeni, por në fakt një studim i ri vërteton të kundërtën.

Disa kërkime në SHBA kanë zbuluar se seksi i shpeshtë, mund të sjellë mungesë spontaniteti, romancë dhe dëshirë.

Studimi më pas vijon duke argumentuar se seksi duhet të lidhet më shumë me cilësinë e jo me sasinë.

Seksi ‘pa karar’ i bën çiftet të lodhen me njëri tjetrin. Kërkimet në Carnegie Mellon University, thonë se marrëdhënia mes lumturisë dhe seksit nuk është ashtu siç është pretenduar.

Si pjesë e studimit u analizuan disa grupe çiftesh të cilëve ju kërkuan të bënin seks.

Studiuesit zbuluan se çiftet të cilët morën udhëzimin të bënin seks më shumë, patën dëshirë më të ulët seksuale dhe një rënie të kënaqësisë, ndryshe nga ata që kryenin marrëdhënie atëherë kur kishin dëshirë.