Një burrë i martuar u filmua duke bërë seks me të dashurën para shtëpisë së tij në mes të rrugës. Megjithë lëvizjet e shumta në rrugë, 33-vjeçari i martuar dhe dashnorja e tij nuk ndaluan deri sa një grua e neveritur u afrua dhe iu tha se kishte fëmijë rreth e rrotull. Ngjarja ka ndodhur në Grimsbi të Britanisë së Madhe.
Fqinji që e filmoi gjithë skenën e hodhi videon në internet. Kur gruaja e 33-vjeçarit e mori vesh u zu me burrin në mes të rrugës. Më pas ai kërcënoi fqinjin me thikë, ndërsa ky i fundit lajmëroi policinë.
33-vjeçari Carl Vause u arrestua dhe u gjobit me 500 euro, ndërsa partnerja e tij e seksit mori vetëm një paralajmërim.
Kryetari i gjykatës, Ray Dumbleton tha se ishte “një situatë shumë e keqe”, ndërsa avokatja e Vause tha se klienti i saj ishte i turpëruar që çështja kishte përfunduar në gjykatë. Avokatja tha se nuk ishte i drejtë dënimi i 33-vjeçarit, kur ai nuk nxori asnjëherë organet e tij intime në publik, ndërsa partnerja e tij ishte gjysmë e zhveshur. Ajo e justifikoi sjelljen e tij me faktin se ai kishte qenë i dehur kur kishte kryer aktin.