Seks-joga, ja pozicionet që e rrisin kënaqësinë dhe shtojnë orgazmën (Foto)

E publikuar: 27/11/2015 12:18
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Kate Kendall, themeluese e “Flow Athletic” në Sydney, pretendon se, falë femrave që ndjekin kurse e saj të yoga‐s, ka arritur të zbulojë një efekt anësor të këtyre ushtrimeve. Është fjala për një kënaqësi të shtuar orgazmike në varësi të pozicioneve të ndryshme gjatë ushtrimit të yoga‐s.

Ndërkohë që edhe një studim i botuar në “Journal of Sexual Medicine” ka konfirmuar se tek femrat, yoga është në gjendje të përmirësojë funksionet seksuale të tyre. Ato ndikojnë tek dëshira, eksitimi dhe në përgjithësi përmirësojnë marrëdhënien.

Kërkimi i mësipërm ka eksperimentuar 22 pozicione të yoga‐s, të ashtuquajtura “sana” dhe pas 12 javësh, 75% e tyre kanë prezantuar përmirësime të ndjeshme në jetën seksuale.

Duke folur në gjuhën e profesionit, pozicione të këshilluara për këtë janë Navasana, Garudasana, Baddha Konasana, Upavistha Konasana, Malasana, Balasana dhe Bandhasana, Ananda Balasana.

Një moment shumë i rëndësishëm është procesi i frymëmarrjes, i cili është në gjendje të relaksojë dhe rrisë përqendrimin, por edhe të çojë më shumë gjak në organet seksuale, duke e bërë orgazmën më potente dhe të gjatë. “Gazeta Exspress”

beautiful-girl-in-yoga-exercise-high-definition-wallpaper

jordan-carver-yoga

Yoga-girls

yoga