Pohoje zhgënjimin – Prisje një natë pasioni por rezultati ka qene zhgënjyes? Ndalu. Para së gjithash pranoje me sinqeritet, të paktën në zemrën tënde, se çfarë nuk ka funksionuar vërtet. Hapi i parë për t’u përmirësuar nis nga vullneti për të kuptuar nevojat e tua dhe për të qartësuar ndryshimet me tjetrin.
Pa agresivitet – Shpesh ndodh që të mbërthehemi nga nervozizmi me rrezikun që tjetri, duke u ndjerë i gjykuar, të reagojë negativisht. Të folurit në mënyrë të rrjedhshme dhe pa siklet do t’iu mundësojë të shpalosni dobësitë dhe frikërat tuaja, duke shkuar përtej problemit dhe duke përforcuar komunikimin.
Flit për vetem jo për tjetrin – Pjesa më e madhe e bisedave nis me “Ti ke bërë… ti ke thënë…”: kjo e gozhdon tjetrin dhe e bën të ndihet në kafaz. Zëvëndësoje “ti” me “unë” dhe përdor komunikimin për të përçuar pikëpamjen tënde, se si ndihesh. Po të shpjegosh reagimet e tua fizike dhe emotive do ta ndihmosh partnerin t’i kuptojë nevojat e tua.
Kënaqësia është çështje rimti – Ndonjëherë njëri prej të dyve ecën shumë shpejt, ndrësa ka raste që ecën shumë ngadalë: gjejtja e ritmit të duhur nuk është gjithnjë e natyrshme dhe e sigurtë. Ndaj po ta thuash me zë se si je ndjerë përballë një mënyre të caktuar të përjetimit të seksualitetit ndihmon në përmirësimin e intimitetit.