Sekretet e njeriut që jetoi 256 vite (Foto)

E publikuar: 26/03/2017 03:10
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Kinezi Li Ching Yuen ka vdekur në moshën 256-vjeçare. Kjo nuk është një legjendë, as përrallë!

Jeta e tij është bërë lajm dekada më parë edhe në revistën “Time” apo gazetën “The New York Times”, sipas të cilave, ai ka qenë 210 cm i gjatë dhe ka jetuar deri në vitin 1933.

Kinezi, ka rrëfyer se sekreti i jetëgjatësisë është tek “Qeni, pëllumbi dhe breshka.” Profesori i Universitetit Chengdu, Wu Chung-chieh, shkruante në “The New York Times” në vitin 1930 se perandoria kineze e kishte uruar Li Ching-Yuen për 150-vjetorin e lindjes në vitin 1827. Këtë ai e kishte zbuluar në arkiva.

I njëjti person ishte uruar për ditëlindjen e tij të 200-të në vitin 1877. Gazetari i “The New York Times” thoshte se në vitin 1928, Li rrinte me komshinjtë e tij të moshuar, të cilët thoshin se ai ishte shok i gjyshërve të tyre.

Li Ching-Yuen, i cili ishte “shkencëtar” bimor dhe praktikues i sporteve marciale, në regjistrat e perandorisë kineze rezultonte i regjistruar në vitin 1677. Ai kishte lindur në fshatin Szechuan të Chyi Jiang Hsie, në Kinë.

Media po ashtu raportonte se ai vetë pretendonte të kishte lindur në vitin 1736. E nëse kjo ishte e vërteta, ai vdiq në moshën 197-vjeçare, përsëri si njeriu më i moshuar në botë dhe shumë larg jetëgjatsësisë të ditëve të sotme.

Li Ching-Yuen kishte kaluar pjesën më të madhe të jetën duke mbledhur bimë në male dhe duke kërkuar sekretet e jetëgjatësisë.  Ai rezulton se në moshën 71-vjeçare, në 1749, i është bashkuar ushtrisë kineze si mësues i arteve marciale.

Ishte martuar 23 herë dhe ishte baba i më shumë se 200 fëmijëve. Li vdiq më 6 Maj 1933 në provincën Szechuan të Kinës.

Historia e tij është shumë e çuditshme duke pasur parasysh se jetëgjatësia mesatare për botën perëndimore sot është 70-85 vjet. Tani duket si përrallë edhe të rastisësh një person mbi 100 vite, teksa nuk ka në botë asnjë person që i ka kaluar 200 vitet. Por, Li e shpjegonte sekretin e jetëgjatësisë kështu: “Ki zemër të pastër, ulu si breshkë, lëviz sa lëviz një pëllumb dhe fli si qen…”/tvklan.al