Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg ka thënë se diskutimet në Ohër të ndërmjetësuara nga Bashkimi Evropian janë të rëndësishme dhe se pret që kryeministri i Kosovës Albin Kurti dhe presidenti serb Aleksander Vucic të angazhohen në mënyrë konstruktive dhe të bëjnë progres.
Stoltenberg ka thënë se kjo është çelësi për paqe afatgjatë dhe për të ardhmen evropiane dhe euro-atlantike të rajonit.
“KFOR-it vazhdon të punojë për një Kosovë të qëndrueshme dhe paqësore”, ka shkruar ai./Express/