Sekretari i Ministrisë së Tregtisë pezullohet nga puna

E publikuar: 29/08/2018 19:08
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Ministri i Tregtisë dhe Industrisë, Bajram Hasani, ka suspenduar të mërkurën sekretarin e përgjithshëm të kësaj ministrie, Burim Rreci.
Rreci është pezulluar nga kjo pozitë për shkak të “paaftësisë profesionale dhe keqadministrimit”.

Ky vendim i ministrit Hasani vjen pas dyshimeve se Rreci është implikuar drejtpërdrejt në ndarjen e granteve dhe ka bërë presion në konkurset për rekrutimin e stafit civil, raporton Insajderi.