Sekrecionet vaginale, kur janë normale dhe kur janë jo normale

E publikuar: 19/09/2015 23:21
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Kjo është një pyetje interesante dhe me vlerë për t’u shpjeguar. Femrat prodhojnë sekrecione vaginale që është si i tejdukshëm ose pak i turbullt, nuk është irritues dhe nuk ka erë.

Ky lloj sekrecioni përgjatë ciklit normal mund të ndryshojë sasinë dhe konsistencën e tij, por kjo njihet si sekrecial normal vaginal dhe nuk duhet ngatërruar me infeksione.

Në fakt, ky lloj sekrecioni vaginal nuk duhet ngatërruar me sekrecionin patologjik apo infektiv. Shpesh herë femrat bëjnë vetëmjekim duke bërë shumë dëm në florën normale vaginale ose, sikurse njihet, ekosistemi vaginal që është e shëndetshme dhe duke shkatërruar këtë florë normale rrit prirjen për infeksione të mëvonshme.