Problemi i trafikut në kryeqytet vazhdon të mbesë problem i pazgjidhur.
Sekondat nëpër semaforë, për shoferët po shkaktojnë tollovi, ngase thonë se u duket gjatë të presin mbi 100 sekonda.
Por për policinë sekondat po shkaktojnë aksidente. Sipas tyre, 4 sekondat shtesë bëjnë shpesh që qytetarët të nguten e të aksidentohen me veturat e anës tjetër.
E në drejtorinë e shërbimeve publike thonë se Policia duhet t’i argumentojë ato që i thotë.
Komunarët thanë se 4 sekondat paralajmërojnë shoferët që të ndalen si dhe për mosrespektim të rregullave, përgjegjëse është policia.
Ndërkohë, “038” raporton se policia është ankuar edhe në sinkronizim të semaforëve.