Sejdiu: Puna po vazhdon për pastrimin e rrugëve dhe trotuareve

E publikuar: 04/01/2016 00:17
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Nënkryetari i Komunës së Prishtinës, Dardan Sejdiu ka shkruar në llogarinë e tij në Facebook duke thënë se në këto momente në Prishtinë punët në pastrimin e rrugëve dhe trotuareve me gjitha ekipet po vazhdojnë.

“Ekipet kujdestare nga Drejtoria e Shërbimeve Publike dhe nga Drejtoria e Inspekcionit janë në teren duke koordinuar kompanitë”, ka shkruar më tej Sejdiu, transmeton Koha.net.

Ai ka shpërndarë numrin për kërkesa në intervenim që është 0800 12233. Por, gjithashtu ai ka thënë se gomat dhe pajisjet dimërore janë të domosdoshme.