Sejdiu: LDK po bënë show medial, po tenton artificialisht të paraqitet si opozitë

E publikuar: 26/10/2017 14:25
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Nënkryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Dardan Sejdiu, ka folur rreth rezultatit të zgjedhjeve lokale të 22 tetorit dhe shkuarjes në balotazh në gjashtë komuna.

Sejdiu ka folur edhe rreth seancës së Kuvendit, ku u debatua për buxhetin e vitit 2017, ku u shpreh se LDK-ja dhe PDK-ja po bëjnë ‘show medial”.

“Partnerët të cilët e kanë përpiluar bashkërisht projektligjin për buxhetin e vitit 2017, po bëjnë show medial në Kuvend, kinse nuk po pajtohen” , ka thënë Sejdiu.

Ai ka shtuar se LDK po mundohet të krijojë kundërthënie për buxhetin, të cilin vetë e ka krijuar.

“Tash që nuk je me ta duhet mi kritiku. Pas 17 viteve LDK po dëshiron që në mënyrë artificiale të paraqitet si opozitë”, tha Sejdiu, raporton Telegrafi.

Nënkryetari i LVV-së, tutje shtoi se lëvizja është duke ecur mirë dhe se ajo e cila po tkurret është LDK-ja.