Dardan Sejdiu ka goditur rënde kryeministrin e Kosovës Ramush Haradinaj. Këtë qeveri e ka quajtur si “Qeveri e fjalëve”.
Sipas tij prej asaj dite e deri më sot mund të flasim për fjalimin e kryeministrit ose për dokumentin 120 faqesh që u dorëzua nga Vucici.
“Kjo është nisje me aminin e një shteti që na lufton në çdo cep. Jemi republikë parlamentare e një shteti që e lufton vendin tonë”.
Sipas Sejdiut kanë kaluar 4 muaj prej se PAN qënderon bashkë ditë e natë. “Çdo ditë prej asaj dite keni thënë se jeni gati për të punuar”.
“Por në fakt për këta 4 muaj keni sjell një dokument i cili është asgjë më shumë se përmbledhje dëshirash e 15 subjekteve politike. Jemi qeveri esktremisht e madhe në krahasim me numrin e popullsisë. Por fatkeqësisht jemi qeveri e vogël për kah idetë dhe puna”.
Sipas Sejdiut kjo Qeveri veç qeveri e punësimit nuk është.
“I keni bërë 8 ministri, dhe secila prej tyre e ka kryeministrin e vet”.


















