Sejdiu: Isa Mustafa të tregoj se cila është marrëveshja e bërë me PDK-në në nivel lokal

E publikuar: 28/09/2017 19:16
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Dardan Sejdiu nga Lëvizja Vetëvendosje po beson se i pari i LDK-së, Isa Mustafa ka një marrëveshje të fshehur me PDK-në.

Përmes një shkrimi të publikuar në Facebook Sejdiu kërkon llogari nga i pari i LDK-së që të shpalos tek qytetarët një marrëveshje të tillë me PDK-në, pasi sipas tij këto dy subjekte janë ‘’kundërshtarë të përbetuar’’ por bashkëpunëtorë në zhvatje e korrupsion, transmeton Indeksonline.

Postimi i plotë i Sejdiut:

Si duket Isa Mustafa beson fuqishem qe fitorja e jone ne Prishtine ishte pasoje e nje koalicioni te fshehur me PDK. Ne fakt, nuk e spjegon si ndodhi qe ne raundin e dyte kishte plote 3,000 vota me pak se ne raundin e pare.

Tutje, Isa Mustafa le te tregoj cila eshte marreveshja qe LDK ka ne nivel lokal me PDK tash e 3 vite, e qe besa kjo marreveshje edhe pas prishjes se koalicionit te tyre ne nivel qendror, ende vazhdon ne Kuvendin Komunal.

Qytetari ia kallxoj vendin Isa Mustafes edhe ne vitin 2013, edhe ne qershor te ketij viti.

Koalicioni LDK-PDK ne Prishtine eshte edhe aktual, edhe i kordinuar, kete e vertetuan edhe Kadri Veseli e Lirak Celaj ne bashkebisedim me Kryesuesin e Kuvendit Komunal te Prishtines, nga rradhet e LDK.

Levizja ne zgjedhjet e Qershorit fitoi 40 mije vota ne Prishtine dhe eshte ne rruge te mbare qe t’i vendos ne koshin e plehrave te historise lideret e PDK-LDK, “kundershtaret e perbetuar” gjate fushatave, por bashkepuntoret ne zhvatje , korrupsion e bllokade gjate cdo mandati qe dy dekada.

Rruga perpara eshte e qarte per qytetaret e kryeqytetit, Shpend Ahmeti me Kuvend Komunal qe nuk e bllokon.