Kryeshefi Ekzekutiv i Postës së Kosovës, Sejdi Hoxha, ka shpenuzar 7000 euro nga buxheti i kësaj kompanie publike, për të blerë telefonë të mençur “Smart Phone”, raporton portali ‘Infokusi’.
Tenderin për blerjen e “Smart Phone”, Hoxha ia ka dhënë kompanisë “Tele Shop-Besi”, përderisa në këtë tender të shpallur nga Posta e Kosovës, kanë konkurruar 3 kompani. Kontrata për blerjen e këtyre telefonëve do të bëhet sot, më 23 nëntor 2015, shkruan ‘Infokusi’.
Përndryshe, disa herë është raportuar në media se Posta e Kosovës, përballet me krizë financiare për shkak të mungesës së të hyrave nevojshme nga aktivitetet e kësaj kompanie publike, ndonëse drejtuesit e kompanisë vazhdojnë të marrin paga të majme.
Në formularët e deklarimit të pasurisë, Hoxha ka deklaruar pagë vjetore, prej rreth 37 mijë eurosh nga Posta e Kosovës.
Ai po ashtu merr pagë prej 9000 eurosh nga Universiteti i Prishtinës, ku është i angazhuar, ndonëse studimet themelore në këtë Universitet i kishin zgjatur disa vite.
Edhe bashkëshortja e Hoxhës, punon në një kompani tjetër publike, Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës, ku merr pagë vjetore rreth 10 mijë euro. /INFOKUSI.COM/