Sefaj siguron O’Connell për forcim të agjencive të zbatimit të ligjit brenda MPB-së

E publikuar: 14/09/2017 13:29
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Ministri i Punëve të Brendshme, Flamur Sefaj, priti në takim ambasadorin e Mbretërisë së Bashkuar në Kosovë, Ruairi O’Connell. Në këtë takim ministri e njoftoi ambasadorin britanik për situatën e përgjithshme të sigurisë në Kosovë.

Ministri po ashtu vuri në dukje se është duke shikuar mundësitë e forcimit të agjencive të zbatimit të ligjit brenda MPB-së, në përmirësimin e situatës së përgjithshme, sa i përket zbatimit të ligjit dhe luftimit të krimit të organizuar, korrupsionit, terrorizmit, raporton infosot.

Gjithashtu ministri Sefaj falënderoi ambasadorin britanik për përkrahjen e vazhdueshme që ka dhënë Mbretëria e Bashkuar në ndërtimin e kapaciteteve të përgjithshme të institucioneve të Kosovës dhe kërkoi që kjo përkrahje të vazhdojë edhe më tej.

Ambasadori i Mbretërisë së Bashkuar Ruairi O’Connell, e uroi për detyrën e re ministrin Sedaj dhe ritheksoi angazhimin e Mbretërisë së Bashkuar për të kontribuar edhe më tej në Kosovë, në forcimin e rendit dhe ligjit./infosot/