Seancë për arrestimin e Nehat Thaçit, deputeti Kelmendi mbledh nënshkrimet e nevojshme

E publikuar: 07/10/2016 15:38
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Deputeti i Pavarur i Kuvendit të Kosovës, Gëzim Kelmendi, ka filluar mbledhjen e disa nënshkrimeve, derisa po pritet të fillojë seanca në të cilën pritet të votohet projektligji për Trepçën.

Por nënshkrimet e mbledhura nga Kelmendi nuk kanë të bëjnë me Trepçën.

Siç merr vesh Telegrafi, ai është duke mbledhur nënshkrime, me anë të së cilës synohet thirrja e një seance të jashtëzakonshme për rastin e arrestimit të Nehat Thaçit.

 Për të thirrur një seancë të tillë, duhen së paku 40 nënshkrime.

Nehat Thaçi është arrestuar në pikën kufitare mes Kosovës dhe Serbisë në orët e para të 29 shtatorit.