Nga Ardhmërie Jakupi – Musliu
Sërish opozita duke përjashtuar PDK-në nuk qëndrojnë në mbledhjet e kuvendit komunal të Gjilanit.
Arsyeja e më hershme se nuk ka kushte për mbajtjen e mbledhjeve për shkakun e mungesës së transmetimeve të mbledhjeve për transparencë me qytetarët, sot me datën 30 maj të vitit 2024 kamerat ishin vendosur në kuvend dhe të gjitha kushtet ishin plotësuar tamam ashtu siç kishte kërkuar opozita.
Por ata sërish e bojkotuan këtë, dhe nuk qëndruar në kuvend për të vazhduar me pikat dhe rendin e ditës që ishte paraparë të zhvillohej në punimet e kuvendit.
Në kërkesën e Asambleistit të Kuvendit Komunal të Gjilanit z. Ismajl Kurteshi,drejtuar Ministrisë së Administrimit Lokal për interpretim ligjor Nr.020-294 lidhur me mbajtjen e mbledhjeve të Kuvendit të Komunës së Gjilanit për arsye të teleprezencës.
“Komunat janë të obliguara të sigurojnë qasje aktive të teleprezencës ose të përdorin edhe platforma tjera në mënyrë që të sigurohet transparencë për qytetarët dhe monitorimi nga ana e ministrisë, ashtu siç është përcaktuara me Udhëzimin Administrativ Nr. 04/23 për Administratë të Hapur, por mungesa e teleprezencës nuk përbën shkas për mos mbajtjeje të mbledhjeve.”
Përgjigja e plotë dhënë nga MAPL është të kryesuesi i Kuvendit Komunal dhe mediat mund fare lehtë ti qasen dhe nga afër të njihen me problemin se përse mbledhjet e Kuvendit Komunal bojkotohen vazhdimisht nga një pjesë e opozitës nën arsyetimin e teleprezencës, që me vetëdije bëjnë shkelje ligjore.
Ashtu siç thamë në fillim, kamerat e vendosura brenda sallës së Kuvendit Komunal ishin katër syresh, dhe këtë fare lehtë mund ta verifikon gjithsecili të faqja e Komuna e Gjilanit, ku mbledhja e sotshme është bërë në transmetim live gjatë tërë kohës.
Prandaj humbja e mbledhjeve nga Kuvendi Komunal që qytetarët presin që shume vendime të kalohen duke lehtësuar jetën e tyre, po bëhet me tendencë duke mos patur arsye të logjikshme, por po tentohet që gjithsesi qeverisja e mirë që është zhvilluar deri më tani me çdo kusht të paraqitet për të keq.
Ardhmërie Jakupi – Musliu
Këshilltare e Kuvendit Komunal, Gjilan
Kryesuese e Komitetit të Arsimit