Kryesia e Kuvendit të Kosovës ka vendosur që seanca për votimin e qeverisë dhe kryeministrit të ri do të mbahet nesër, e shtunë, në orën 16:00.
Lajmin për mbajtjen e seancës e ka dhënë kryetar i Kuvendit, Kadri Veseli.
“Seanca do të mbahet ditën e shtunë në orën 16:00, pas kërkesës së 45 deputetëve. Është seancë e jashtëzakonshme. Do bëhet zgjedhja e qeverisë dhe kryeministrit”, ka deklaruar Veseli.















