Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka hyrë në sallën e Kuvendit të Kosovës ku tashmë ka filluar seanca me vetëm një pikë të rendit të ditës, raporton Gazeta Express.
Kurti është parë me maskë në sallë të kuvendit, derisa paraprakisht nga zyra e tij ishte bërë e ditur se kryeministri mund të mos marrë pjesë në këtë seancë.
Momentalisht janë duke u deklaruar shefet e grupeve parlamentare.