(I plotesuar) – Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli ka konfirmuar se seanca për demarkacionin pritet të mbahet me 1 shtator.
“Do të kemi seancë më 1 shtator, ku do të jetë edhe çështja e demarkacionit”, ka thënë ai gjatë konferencës të mbajtur hë hollin e Kuvendit.
Fjalimi i plotë:
Kërkoj falje sepse mora vesh që ka pas reaksion qe nuk i kanë lejuar mediat lart në kryesi të Kuvendit.
Seancë plenare do te kemi me 1 shtator që do të jetë për demarkacionin. Pastaj do te vazhdojme me agjendën tonë. Të jem i sinqertë, ajo qe po ndodh me gazin çdo here nuk është e mire.
Derisa te jem ne krye të Kuvendit do të keni (mediat) qasje të plote në çdo vend.
Po bisedohen gjëra që nuk na kanë hije dhe gjuha e pamatur mund te na kushtoj. Të githë e duan vendin e tyre dhe të gjithë le ta dinë që shteti nuk do te cenohet dhe askush nuk do te na ndal ne cenim te shtetit…
Mallkim janë kufijtë qe na kane ndare, por ne duhet te debatojmë që për këtë çështje jo te pritet 3 gushti por nuk është mire te manipulohet me emocione te njerëzve. Nuk do te cenohet pavarësia e Kosovës që u shpall me 17 shkurt. Mbaj qëndrim politik dhe si kryetar i PDK-së do te marr çdo përgjegjësi nuk ka kush qe na frikëson.
Fëmijërore është hedhja e gazi lotsjellës. Nuk kam dal 20 min nga salla dhe te hedhin çdo seance gaz. Si fëmijë kam përjetuar gazin ne shkolle por nuk te bën keq përveç atyre që janë te sëmure nga zemra…
Le të merr përgjegjësi secili si personale si politike ai që bën këso vepra. Vetëm kryesia e PDK-së ka marr vendimin e vet qe i jep përkrahje të plot shënimit të vijës kufitarë, vendim marrja ne kryesi ka qenë unanime. Mos manipuloni me njerëz dhe mos i merrni emocionalisht ti ngitni.
Pakoja e Ahtisarit ka kaluar me vetdeshirën tone dhe merrni përgjegjësi me atë që e bëni. I kujt është interesi qe banoret te shkojnë ne kufi dhe qe me një shtet qe na ka njohur te krijoj konflikt…
…
Edhe pas incidentit Kryesia e Kuvendit pas një pauze të shkurtër ka vazhduar mbledhjen sipas agjendës së planifikuar dhe ka vendosur që projektligji për Demarkacionin të shqyrtohen në Kuvend në datë 1 shtator në ora 10:00.
Mësohet se në mbledhje kanë marrë pjesë përfaqësuesi i AAK, Pal Lekaj dhe Valdete Bajrami nga NISMA për Kosovën, shkruan Gazeta Express.
Kryetari i Kuvendit Kadri Veseli përmes një konference për media pritet të shpalos vendimin.

















