Seanca nis me një minutë heshtje për Ilmi Ramadanin

E publikuar: 30/08/2025 11:37
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Vazhdimi i seancës konstituive të Kuvendit të Kosovës ka nis me një minutë heshtje në nderim të jetës dhe veprës së atdhetarit dhe veprimtarit Ilmi Ramadani, i cili u nda nga jeta dy ditë më parë.

Ilmi Ramadani u dallua për përkushtimin e tij të palodhur, guximin dhe përkushtimin ndaj vlerave të lirisë dhe drejtësisë.

Ai mbetet një figurë e respektuar mes bashkëveprimtarëve, miqve dhe të gjithë atyre që e njohën nga afër. Ai ishte bashkëveprimtar i Rexhep Malës dhe Nuhi Berishës.

Në komunën e Gjilan në nderim të jetës dhe veprës së tij për gjatë ditës së enjte kur edhe ishte ceremonia e varrimit u bënë homazhe, si dhe u mbajt mbledhje komemorative.

Telegrame ngushëllimi për Ilmiun dërguan edhe bashkëveprimtarët e Ilmiut, ish-krerët e UÇK-së, të cilët po gjykohen në Hagë.