Seanca nesër – Opozita e paqartë për veprimet e saj

18.02.2016 17:09
Rreshtat+- AShkronjat+- Print
Seanca nesër – Opozita e paqartë për veprimet e saj

Kuvendi i Kosovës nesër i kthehet punës në sezonin e ri, pas më shumë se një muaji vonesë, shkak i krizës politike. Derisa kjo krizë po vazhdon, partitë opozitare kanë paralajmëruar serish bllokadë të punës së Kuvendit, sipas tyre deri në gjetjen e një zgjidhje dhe tërheqjen e marrëveshjeve të nënshkruara verën e kaluar në Bruksel.
Protestën e 17 shkurtit, vetë opozita po e konsideron si dëshmi se veprimet e fundit të tyre janë të drejta dhe po përkrahen nga qytetarët.

Një ditë para se të mbahet seanca e parë pranverore e Kuvendit, e thirrur të premten në ora 10:00, shefja e grupit Parlamentar të AAK’së, Donika Kadaj-Bujupi nuk tregon në saktësi për veprimet që do ti marrë “opozita e bashkuar”.

Sipas saj, gjithçka varet nga veprimet që ndërmarrin partitë e koalicionit dhe se ato kanë treguar edhe gjatë protestës se duhet ndalur improvizimi i seancave derisa të udhëheqë ky koalicion qeverisës.

“Dje ka qenë dita kryesore dhe epilogu i angazhimit tonë të drejtë. Tjerat janë jo relevantë dhe veprimet tona do të varen prej veprimeve të pushtetit të cilët i thërrasim të reflektojnë”, ka thënë Kadaj-Bujupi për Gazetën Express e pyetur nëse partitë opozitare VV-AAK dhe NISMA do të marrin pjesë në seancë.

“Dje ka fol populli, dje ka qene korumi më legjitim dhe përkrahja për kërkesat tona të drejta. Dje dhe sot kemi kërkuar që të mos improvizohet tutje as me seanca as me veprime tjera. Kjo përbërje politike nuk ka legjitimitet dhe duhemi me caktu datën e zgjedhjeve” , ka vazhduar shefja e grupit parlamentar të AAK’së, e cila po përballet edhe me aktakuzë pasi gjuajti disa herë gaz lotsjellës në Kuvend derisa zhvillohej seancë.

Por se çka do të ndodhë nesër në Kuvend dhe cilat do të jenë veprimet e opozitës, pritet që sonte të vendosin në një takim liderët e tri partive VV-AAK dhe NISMA. Kështu, ka treguar për Gazetën Express një zyrtar i NISMA’s, përderisa askush nga partia e Fatmir Limajt nuk ka folur publikisht për veprimet e ditës së nesërme në Kuvend.

Nga ana tjetër, Lëvizja Vetëvendosje janë më të qartë në qëndrimet e tyre. Zyrtari për informim nga kjo parti, Adonis Tahiri i ka thënë portalit “lajmi.net” se deputetët nesër do të protestojnë brenda Kuvendit.

Ai decidivisht nuk ka treguar nëse do të hedhet sërish gaz lotsjellës por ka treguar për përdorimin e ‘metodave të tyre’, të cilat nuk i sqaron.

“Deputetët tanë do të protestojnë brenda Kuvendit të Republikës, për ta mbrojtur Republikën sipas mandatit që kanë dhe përmes metodave të tyre”, citohet të ketë thënë Tahiri i VV’së.

Shihet qartë se partitë opozitarë më së shumti po i frikësohen mundësisë që të premten koalicioni të votojë për Presidentin e ardhshëm të vendit. Kandidat të vetëm për këtë post që e kanë Hashim Thaçin.

Kjo i ka shtyrë ata që të thirrin edhe qytetarë që të mblidhen për protestë nesër në ora 10:00. Njoftimi për këtë u dha edhe në fund të protestës së mërkurës. Madje, thirrje për këtë protestë po bëhen edhe përmes rrjeteve sociale.

Opozita VV-AAK-NISMA, po ashtu, protestë kanë paralajmëruar edhe për të shtunën e ardhshme – 27 Mars, kur sipas tyre përfundon ultimatumi 10 ditorë për qeverinë që të vetë shkarkohet. /GazetaExpress/.

Sqarim: Ndalohen fyerjet dhe përdorimi i gjuhës ofenduese. INFOSOT mban të drejtën e publikimit ose jo të një komenti të caktuar. Përmbajtja e komenteve nuk pasqyron, qëndrim editorial të redaksisë së portalit INFOSOT. Ju faleminderit për mirëkuptimin!
© infosot.com


Trump ironizon Kanadanë: Kërkon “përfitimet” e të qenit shtet amerikan pa u bërë shtet i SHBA-së

Trump ironizon Kanadanë: Kërkon “përfitimet” e të qenit shtet amerikan pa u bërë shtet i SHBA-së

Daut Haradinaj: Trainkos vizitoi Serbinë për riparim vagonësh, e larguan nga puna punëtorin që tregoi – ja dokumenti

Daut Haradinaj: Trainkos vizitoi Serbinë për riparim vagonësh, e larguan nga puna punëtorin që tregoi – ja dokumenti

Maqedonia e Veriut aktivizon “Safe City”, të huajt me targa të huaja mund t’i paguajnë gjobat online

Maqedonia e Veriut aktivizon “Safe City”, të huajt me targa të huaja mund t’i paguajnë gjobat online

Ymeri për KEK-un: Milionat s’janë ndalë asnjëherë, por siguria e punëtorëve ka mbetur pas

Ymeri për KEK-un: Milionat s’janë ndalë asnjëherë, por siguria e punëtorëve ka mbetur pas

“Sot humba një vëlla” – kolegu me fjalë rrëqethëse për ndarjen nga jeta të Altin Kryeziut

“Sot humba një vëlla” – kolegu me fjalë rrëqethëse për ndarjen nga jeta të Altin Kryeziut

Vizita e Vuçiqit në Luginë, Salihu: Shqiptarët po përballen me politikë selektive

Vizita e Vuçiqit në Luginë, Salihu: Shqiptarët po përballen me politikë selektive

Aleanca hedh thëngjill para dyerve të Qeverisë, Ramadani: Nga terri energjetik, Kosova po hyn në terr politik

Aleanca hedh thëngjill para dyerve të Qeverisë, Ramadani: Nga terri energjetik, Kosova po hyn në terr politik

Aksident me të lënduar në rrugën Gjilan–Prishtinë

Aksident me të lënduar në rrugën Gjilan–Prishtinë

Propozimi i Haradinajt për Thaçin president, deputeti i VV-së e quan “të humbur” opozitën

Një delegacion i KQZ’së në vizitë në SHBA, përcjellin organizimin e zgjedhjeve primare në Tampa të Floridës

Një delegacion i KQZ’së në vizitë në SHBA, përcjellin organizimin e zgjedhjeve primare në Tampa të Floridës

Lladrovci kërkon nisjen e numërimit 24-orësh për krijimin e institucioneve

Lladrovci kërkon nisjen e numërimit 24-orësh për krijimin e institucioneve

Vuçiq: Me hapjen e urës mbi Ibër, po na jepet sinjal që s’ka kuptim të dialogojmë

Vuçiq: Me hapjen e urës mbi Ibër, po na jepet sinjal që s’ka kuptim të dialogojmë

“Për shkak të rrethanave të paparashikuara” – dështon takimi mes Kurtit dhe Ulutas

“Për shkak të rrethanave të paparashikuara” – dështon takimi mes Kurtit dhe Ulutas

Tahiri: Pas 16 shtatorit, Thaçi duhet të rikthehet në zyrën e Presidentit

Tahiri: Pas 16 shtatorit, Thaçi duhet të rikthehet në zyrën e Presidentit

UÇK-ja në kujtesën shtetërore: një sprovë identiteti që nuk duhet ta shmangim

UÇK-ja në kujtesën shtetërore: një sprovë identiteti që nuk duhet ta shmangim

OVL e UÇK-së mbështet idenë e Haradinajt që Thaçi të zgjidhet president me t’u kthyer në Kosovë

OVL e UÇK-së mbështet idenë e Haradinajt që Thaçi të zgjidhet president me t’u kthyer në Kosovë