Përkundër paralajmërimit se seanca e ndërprerë e orës 16, do të vazhdojë të mbahet në orën 20, ajo ende nuk ka filluar.
Vazhdimi i seancës plenare të Kuvendit të Republikës së Kosovës, i paralajmëruar për orën 20, do të vazhdojë brenda ditës së sotme, për kohën do të jepet njoftimi tjetë, ka thënë këshilltari pë medie i Kadri Veselit, Blerim Latifi.
Ka paralajmërim se seanca do të fillojë në orën 22.
Në ndërkohë se në Kuvend kanë filluar të hyjnë deputetë të pozitës.
Merret vesh se Kryesia është e vendosur që seanca të fillojë.
Nga ana tjetër opozita ka thënë se nuk do ta lejojë në asnjë mënyrë fillimin seancës.